• e mërkurë, 15 janar 2025

Shefi i SHM të Armatës, Lafçinski në konferencën e SHA-Karta e Adriatikut në Tiranë

Shefi i SHM të Armatës, Lafçinski në konferencën e SHA-Karta e Adriatikut në Tiranë

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot mori pjesë në Konferencën e 27-të të Shefave të Shtatmadhorive të Forcave të Armatosura nga vendet anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut (A-5), e cila zhvillohet në Tiranë, njoftoi Shtatmadhoria e Armatës. 

Në konferencën të organizuar nga shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral-major Arben Kinxhi, është diskuzuar për temën “Lufta në Ukrainë dhe rrjeti gjithnjë e më i zhvilluar i mbështetjes materiale në Rusi e imponojnë domosdoshmërinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes deri në 2 për qind të BPV-së dhe përmbushja e objektivave të aftësisë së NATO-s, të cilat janë hapa të domosdoshëm në procesin e modernizimit të mbrojtjes dhe përpjekjet e ndërveprimit në mjedisin modern të sigurisë."

Në fjalën e tij, gjenerali Lafçiski falënderoi partnerin tonë strategjik SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme të kësaj nisme rajonale. Gjithashtu, ai theksoi se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e një rëndësie thelbësore për procesin e modernizimit dhe përmbushjes së synimeve të pranuara të kapaciteteve brenda NATO-s. Në lidhje me mbështetjen ndaj Ukrainës dhe solidaritetin mes aleatëve, gjenerali theksoi se krahas ruajtjes së vlerave demokratike, një kontribut i drejtpërdrejtë jepet edhe për stabilitetin në rajon.

Pas përfundimit të konferencës është nënshkruar deklaratë e përbashkët, me të cilën vërtetohet angazhimi për përforcimin e mëtejshëm dhe thelimin e raporteve, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit ushtarak me qëllim përforcimin e sigurisë rajonale.

Në kuadër të programit gjenerali Lafçinski realizoi takime dypalëshe me shefat e shtatmadhorive të vendeve-anëare të  A-5, si dhe me komandantin e Komandës së SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, njëherut edhe komandant i Komandës supreme aleate për operacione, gjeneralin Kristofer Kavolli.

Si monitorues të konferencës ishin të pranishëm edhe përfaqësues ushtarakë të SHM të Forcave të armatosura të Slovenisë dhe të Forcave të Sigurisë të Kosovës, ndërsa në rolin e të ftuarve ishin edhe komandantët e Gardave nacionale nga shtetet federale të SJHBA-së, si dhe partnerë të vendeve-anëare të A-5.

Një ditë më parë u mbajt konferencë e nënoficerëve kryesore të Forcave të Armatosura të vendeve-anpëtare të A-5.

SHBA-Karta e Adriatikut daton nga viti 2003, me nënshkrimin e një marrëveshjeje në të cilën, përveç SHBA-së si patronazh, Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Kroacia u angazhuan përmes një kuadri institucional të zhvillojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes. Më vonë në vitin 2008 kësaj nisme iu bashkuan Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, ndërsa Sllovenia, Serbia dhe Kosova kanë statusin e vendeve vëzhguese", thuhet në kumtesën e SHM të Armatës. mb/

Foto: SHM 

QËNDRONI TË LIDHUR