• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shefi i SHM Lafçiski në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel

Shefi i SHM Lafçiski në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel

Shkup, 14 maj 2025 (MIA) - Shefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në konferencën e Komitetit ushtarak të Aleancës Veriatlantike në format të shefave të shtatëmadhorive.

Komitetin ushtarak, me të cilin do të kryesojë admirali Xhuzepe Dragone, do ta hapë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i cili do t'i parashtrojë prioritetet kyçe dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Aleanca, njoftoi SHM e Armatës.

Në konferencë, krahas përfaqësuesve të 32-të vendeve të NATO-s, do të marrin pjesë edhe komandantët e Komandës supreme aleate të NATO-s për Evroopë dhe Komanda supreme aleate e NATO-s për transformim.

Konferenca do të zhvillohet në disa sesione, ndërsa në disa pjesë prej tyre, gjenerali Lafçiski do të ketë fjalime.

Komiteti ushtarak i NATO-s paraqet trup më të lartë ushtarak të Aleancës dhe është trupi më i vjetër i përhershëm i Aleancës pas Këshillit veriatlantik. Ky trup mban mbledhje në formate të ndryshme, ndërsa formati më i lartë është në nivel të shefave të shtatëmadhorive, i cili zakonisht takohet tre herë në vit, dy herë në selinë e NATO-s dhe një herë në ndonjë vend anëtar të Aleancës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR