• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i shërbimit gjerman BND: Konflikti i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n është bërë një opsion për Moskën

Shefi i shërbimit gjerman BND: Konflikti i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n është bërë një opsion për Moskën

Berlin, 15 tetor 2024 (MIA) - Shefi i shërbimit të jashtëm gjerman të intelegjencës BND, Bruno Kal, i paralajmëroi anëtarët e Parlamentit gjerman në Berlin se një konfrontim i drejtëpërdrejtë ushtarak me NATO-n "është bërë një opsion" për Moskën dhe se ushtria ruse me shumë gjasa do të jetë në pozitë të nisë një sulm ndaj ushtrive perëndimore deri në fund të kësaj dekade. 

Në takimin e shefave të shërbimeve gjermane të intelegjencës me deputetët në Bundestag, Kal tha se gatishmëria e Rusisë për të përdorur masa hibride dhe të fshehta ka arritur "një nivel të paparë më parë", transmeton portali i Brukselit, Politiko. 

Kal u tha deputetëve se qëllimi i Kremlinit është të ndajë perëndimin për të zvogëluar aftësinë e Evropës për t'u mbrojtur, ndërsa ndërkohë ta forcojë ushtrinë ruse në përgatitje për një sulm të mundshëm.

"(Presidenti rus Vladimir) Putin do të vazhdojë t'i testojë 'linjat e kuqe" të Perëndimit dhe shtesë të përshkallëzojë konfliktin. Për sa i përket personelit dhe materialit, forcat e armatosura ruse me shumë gjasa do të jenë në një pozicion për të nisur një sulm ndaj NATO-s deri në fund të kësaj dekade”, tha Kal.

Ai theksoi se Rusia, e cila ka zhvilluar luftë kundër Ukrainës fqinje që nga shkurti 2022, po shpenzon shumë më tepër për ushtrinë e saj sesa vendet evropiane dhe po rrit ndjeshëm forcat e saj konvencionale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR