• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani kandidat për Sekretar të përgjithshëm të OSBE-së

Shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani kandidat për Sekretar të përgjithshëm të OSBE-së

Tiranë, 26 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Shqipërisë ka propozuar ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani për Sekretar të përgjithshëm të OSBE-së.

Informacioni, sipas mediave shqiptare është publikuar nga “Security and Human Rights Monitor” ku theksohet se janë edhe katër kandidatë për këtë pozicion.

Përveç Hasanit, kandidatë janë edhe Jan Braatu (Norvegji) - shef i misionit të OSBE-së në Serbi, Kristof Kamp (Holandë) - përfaqësues i përhershëm i Holandës në OSBE, Xhon Mek Gregor (Kanada) - shef i Qendrës së OSBE-së në Ashhabat. dhe Marsel Peshko (Sllovaki) – përfaqësues special i kryesisë së OSBE-së, koordinator i projektit të OSBE-së në Ukrainë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR