Shefat e CIA-s dhe MI6: Mbështetja për Ukrainën është më e rëndësishme se kurrë
- – Shefat e CIA-s dhe shërbimit informativ sekret britanik (MI6), Uiliam Bërns dhe Riçard Mor, theksuan se tani është më e rëndësishme se kurrë “të ruhet kursi” kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, duke premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi në këtë sferë.
- Post By Fitore Curri
- 11:37, 7 shtator, 2024
Uashington, 7 shtator 2024 (MIA) – Shefat e CIA-s dhe shërbimit informativ sekret britanik (MI6), Uiliam Bërns dhe Riçard Mor, theksuan se tani është më e rëndësishme se kurrë “të ruhet kursi” kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, duke premtuar se do të vazhdojë bashkëpunimi në këtë sferë.
Ata këtë e deklaruan në një artikull të përbashkët për Fajneshënëll tajms.
“Partneriteti qëndron në qendër të marrëdhënieve të veçanta mes vendeve tona”, shkruan ata, duke theksuar se agjencitë e tyre dy vjet më parë festuan 75 vjetorin e partneritetit.
Bërns dhe Mor theksuan se agjencitë amerikane dhe britanike të spiunazhit “qëndrojnë bashkë në rezistencën e luftës agresive të Rusisë dhe (presidentit rus Vladimir) Putin kundër Ukrainës”.
“Ruajtja e kursit (në Ukrainë) është më e rëndësishme se kurrë. Putini nuk do të arrijë ta shkatërrojë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, porositën ata.
Ata, gjithashtu, theksuan se agjencitë e tyre do të vazhdojnë t’i ndihmojnë shërbimit të inteligjencës ukrainase, si dhe të punojnë në parandalimin e “fushatës së pamatur të sabotimit përgjatë Evropës nga ana e shërbimit të inteligjencës ruse” dhe “përdorimit të saj cinike të teknologjisë” për përhapjen e dezinformatave.
Bërns dhe Mor theksuan se i riorganizuan agjencitë e tyre të inteligjencës që të përshtaten në ngritjen e Kinës, të cilën e quajtën “sfidë të madhe të inteligjencës dhe gjeopolitike të shekullit 21”.
Ata thanë se agjencitë “i shfrytëzonin kanalet e inteligjencës që të nxisin qetësim të situatës” në Lindjen e Afërt dhe punojnë në armëpushim në Gazë që mund t’i japë fund “humbjes së tmerrshme të jetëve të civilëve palestinezë”.
Bërns është edhe negociatori kryesor amerikan në bisedimet për arritjen e marrëveshjes paqësore në Rripin e Gazës. fc/
Fotografia: Internet