• e premte, 05 dhjetor 2025

Shefçoviq: Tarifat në tërësi do ta pamundësojnë tregtinë mes BE-së dhe SHBA-së

Shefçoviq: Tarifat në tërësi do ta pamundësojnë tregtinë mes BE-së dhe SHBA-së

Bruksel, 14 korrik 2025 (MIA) - Eurokomisari për tregti Marosh Shefçoviç tha se tarifat amerikane prej 30 për qind për importin e mallrave evropian në tërësi do ta pamundësojnë tregtinë mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar se njerëzit nga të dyja anët e Atlantikut do të jenë shumë më të goditur nga ndryshimi.

Ai tha se BE-ja me keqardhje dhe zhgënjim e ka marrë letrën e presidentit amerikan Donald Tramp për qëllimin për vendosjen e tarifave, por, gjithashtu, premtoi se do të bashkëpunojë me homologët e tij amerikan për të gjetur dalje nga kriza.

"Do të bisedoj me ministrat (e punëve të jashtme dhe tregtisë të vendeve anëtare të BE-së), për hapat e ardhshëm në javët e ardhshme. Shoh që ata janë të përqendruar në katër fusha - negociata, masa ribalancim, bashkëpunim me njerëz me të njëjtat mendime dhe diversifikimin e tregtisë sonë", tha Shefçoviç.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, dje tha se BE-ja do ta shtyjë vendosjen e tarifave reciproke amerikane, duke theksuar se është koha për negociata.

Ajo tha se "kundërtarifat" janë shtyrë deri më 1 gusht, që do të thotë se SHBA dhe BE do të kenë rreth dy javë për negociata dhe vlerësoi se tensionet tregtare me SHBA-në tregojnë sa e rëndësishme është që BE-ja t'i diversifikojë marrëdhëniet e saj tregtare.

Presidenti amerikan Donald Tramp javën e kaluar publikoi se duke filluar nga 1 gushti, tarifat doganore në vlerë prej 30 për qind do të hyjnë në fuqi për të gjitha mallrat e importuara nga vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht nga Meksika në SHBA.

Në profilin e tij onlajn Truth Social, ai publikoi një kopje të letrës që ia ka dërguar kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, dhe presidentes meksikane Klaudia Shajnbaum. sa/

foto: PE

QËNDRONI TË LIDHUR