SHBA-ja po punon për version përfundimtar "merre ose leje" - për marrëveshje paqesore Izrael - Hamas
- SHBA-ja së bashku me Egjiptin dhe Katarin, ndërmjetësojnë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare "merre ose leje" mes Izraelit dhe Hamasit, që do t'u prezantohet palëve në konflikt në javët në vijim, njoftuan sot mediat amerikane.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:34, 2 shtator, 2024
Uashington, 2 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja së bashku me Egjiptin dhe Katarin, ndërmjetësojnë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare "merre ose leje" mes Izraelit dhe Hamasit, që do t'u prezantohet palëve në konflikt në javët në vijim, njoftuan sot mediat amerikane.
"Uashington post" përcjell vlerësimin e një zyrtari të lartë anonim të administratës amerikane se nëse të dyja palët nuk e pranojnë atë përpjekje për arritjen e marrëveshjes, kjo mund të thotë fundin e procesit të bisedimeve, që e udhëheq SHBA-ja.
Persona zyrtarë në administratën e presidentit amerikan, Xhozef Bajden deklaruan se nuk ishte menjëherë e qartë nëse zbulimi i fundit i trupave të pajetë të gjashtë pengjëve do ta bënte më pak a më shumë të besueshëm që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë marrëveshje në javët e ardhshme.
"Nuk mund të vazhdoni me bisedimet për këtë. Ky proces duhet të përfundojë në një moment të caktuar", tha zyrtari i lartë amerikan, duke shtuar se SHBA-ja, Egjipti dhe Katari po punojnë në propozimin përfundimtar.
Bajdeni dhe bashkëpunëtorët e tij kaluan muaj duke u përpjekur për t'i detyruar Izraelin dhe Hamasin të arrijnë marrëveshje që do të lejonte lirimin e pengjeve të mbetur gjallë në këmbim për të burgosur palestinezë dhe armëpushim të përkohshëm në Gazë, që ata shpresojnë se do të krijojë themele për një përfundim të përhershëm të luftës. qa/bsh/
Foto: EPA