Në ditën e parë të fushatës janë vaksinuar mbi 72.000 fëmijë në Rripin e Gazës kundër paralizës së fëmijëve
- Në ditën e parë të fushatës për vaksinimin kundër paralizës së fëmijëve në pjesën qendrore të Rripit të Gazës janë vaksinuar mbi 72.000 fëmijë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:28, 2 shtator, 2024
Gazë, 2 shtator 2024 (MIA) - Në ditën e parë të fushatës për vaksinimin kundër paralizës së fëmijëve në pjesën qendrore të Rripit të Gazës janë vaksinuar mbi 72.000 fëmijë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Ashraf al Kudra, deklaroi se qytetarët treguan interesim të madh për vaksinimin e fëmijëve nën pesë vjeç e cila zbatohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmën për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRËA).
Al-Kudra theksoi se në qendrat për pranim, në rrugët kryesore dhe në pikat e vaksinimit punojnë 470 punonjës shëndetësor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, në ditën e parë të vaksinimit në pjesën qendrore të enklavës janë vaksinuar 72.611 fëmijë.
Qëllimi i vaksinimit kundër paralizës së fëmijëve është që të përfshihen mbi 600.000 fëmijë të moshës nën dhjetë vjeç në Rripin e Gazës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) informoi se vaksinimi në Deir al-Belah e cila ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës do të vazhdojë deri më 4 shtator.
Vaksinimet kundër paralizës së fëmijëve nën moshën dhjetë vjeç kanë filluar në qytetin Kan Junis në jugun e Rripit të Gazës ku vazhdojnë sulmet izraelite. qa/
Foto: arkivi