• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja e shqetësuar për shkak të tensioneve të mundshme etnike në veri të Kosovës pas heqjes së dinarit

SHBA-ja e shqetësuar për shkak të tensioneve të mundshme etnike në veri të Kosovës pas heqjes së dinarit

Prishtinë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier deklaroi se është i shqetësuar për shkak të hyrjes në fuqi të rregullroes së Bankës qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen e dinarit serb si valutë për pagesa të gatshme në vend dhe ka rezerva rreth zbatimit të atij vendimi "pa u kryer përgatitjet e plota", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Pas takimit që sot pasdite e pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan deklaroi para gazetarëve se Uashingtoni është i shqetësuar dhe ka rezerva lidhur me zbatimin e rregullativës së BQK-së dhe konsideron se kjo çështje "kërkon kujdes dhe dialog më të madh".

Ai shfaqi bindje se rregulaltiva e re e BQK-së do të ketë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve serbë në vend dhe se druan se janë të mundshme tensionet etnike.

Sipas tij rrezikohen tensione sidomos te njerëzit që varen nga ndihmat që vijnë prej Serbisë, derisa ka shprehur shpresën që Qeveria e Kosovës të gjejë zgjidhje tranzicioni.

Hovenier ka thënë se nuk e di se si do të tejkalohet frustrimi i qytetarëve, teksa ka marrë shembull pensionistët, për të cilët ka thënë se deri më tani kanë marrë pagesat mujore me dinar dhe tashmë ndryshimi i valutës për "benefitin social" nuk dihet se çfarë reagimi do të sjellë tek ta.

Që nga paslufta më 1999, Serbia ka përdorur dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.

Banka Qendrore e Kosovës e ka justifikuar rregulloren e saj duke thënë se ka “obligim ligjor” për ta rregulluar sistemin financiar, veçanërisht një çështje si monedha, e cila "ka mbetur e parregulluar për një kohë shumë të gjatë". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR