• e hënë, 05 gusht 2024

SHBA-ja dhe Kina kryesojnë listën e medalistëve me nga 19 medalje të arta

SHBA-ja dhe Kina kryesojnë listën e medalistëve me nga 19 medalje të arta

Paris, 5 gusht 2024 (MIA) - Një javë para përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris, SHBA-ja dhe Kina janë më të suksesshmet me NGA 19 medalje të arta të fituara.

Vijojnë Franca dhe Australia me nga 12 medalje të arta.

Britania e Madhe dhe Koreja kanë nga 10 çmimet më të shkëlqyera secila, Japonia nëntë, Italia shtatë, Holanda gjashtë, Gjermania dhe Kanadaja nga pesë.

Të paktën nga një medalje të artë kanë fituar 44 shtete, ndërsa të paktën me një medalje 71 vende.

Më së shumti medalje kanë amerikanët – 71, Kina 45, Franca 44. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR