• e martë, 25 qershor 2024

SHBA-ja është 15 vite prapa Kinës në energjinë bërthamore

SHBA-ja është 15 vite prapa Kinës në energjinë bërthamore

Uashington, 17 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja stagon 15 vite prapa Kinës në zhvillimin e energjisë bërthamore të teknologjisë së lartë sepse qasja teknologjike e mbështetur nga shteti dhe financimi i madh i japin përparësi Pekinit, thuhet në raportin e publikuar sot.

"Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim me kohë mesatare të ndërtimit prej reth shtatë viteve, shumë më shpejtë se vendet e tjera, sipas studimit të institutit të pavarur hulumtues me seli në Uashington, Fondacioni për teknologji informatike dhe inovacione.

SHBA-ja ka numër më të madh të centraleve bërthamore në botë, ndërsa administrata e presidentit Xho Bajden konsideron se ky burim i energjisë elektrike pothuajse pa emetim është kyç për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Prej se dy elektranat e mëdha në shtetin e Xhorxhias u kyçën në internet në vitin 2023 dhe 2024, miliarda dollarë mbi buxhetin dhe me vite shtyrje, ndërtimi i reaktorëve bërthamorë në SHBA u ndërpre. Vitin e kaluar u anulua ndërtimi i elektranës me teknologji të lartë.

Bankat shtetërore kineze mundtë ofrojnë kredi të volitshme nga ato që janë të kapshme në ekonomitë perëndimore. Industria bërthamorekineze ka dobi nga mbështetja e qëndrueshme qeveritare dhe strategjitë për lokalizim që i mundësuan të dominojë në sektorët siç janë burimet ripërtëritëse të energjisë dhe automjetet elektrike.

E ashtuquajtura e parë botërore, gjenerata e katërt e reaktorit me temperaturë të lartë me ftohje me gaz në gjirin Shidao ishte vendosur në internet dhjetorin e kalaur. Asociacioni kinez për energji bërthamore pohon se projekti ka përfshirë zhvillim të mbi 2.200 copë pajisjeve që janë të parat e llojit të këtillë në botë, me shkallë të prëgjithshme të lokalizimit të materialeve të prodhuara vendore prej 93,4 për qind.

Mbështetësit e reaktorëve me teknologji të lartë thonë se ata janë më të sigurt dhe më efikas se të tanishmit. Kritikët thonë se disa nga reaktorët e rinj çojnë drejt përhapjes së armëve bërthamore dhe rreziqeve materiale. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR