SHBA paralajmëroi Turqinë të mos jetë nikoqir i liderëve të Hamasit
- Uashingtoni sot i porositi Turqisë se si aleat i tyre ky vend nuk duhet të jetë nikoqir i liderëve të organizatës palestineze Hamas.
- Post By Sara Ademi
- 09:01, 19 nëntor, 2024
Uashington, 19 nëntor 2024 (MIA) - Uashingtoni sot i porositi Turqisë se si aleat i tyre ky vend nuk duhet të jetë nikoqir i liderëve të organizatës palestineze Hamas.
Në lidhje me pohimet se disa liderë të Hamasit janë shpërngulur nga Katari në Turqi, zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Methju Miler, tha se disa liderë të kësaj organizate janë nën akuza të SHBA-së, dhe duhet të ekstradohen në SHBA.
"Ne mendojmë se liderët e kësaj organizate terroriste nuk duhet të jetojnë të qetë askund, që gjithsesi përfshin edhe qytetin e madh në një nga aleatët dhe partnerët tanë të rëndësishëm", tha Miler.
Ankaraja i hodhi poshtë pretendimet se Hamasi e ka zhvendosur selinë e tij politike në Turqi, por citon se anëtarët e organizatës ndonjëherë e vizitojnë.
Hamasi njoftoi se këto janë zëta të cilat Izraeli i përhap, transmetojnë mediat britanike. sa/
foto: Arkivi i MIA-s