• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA pa yjet e NBA-së në Kampionatin botëror

SHBA pa yjet e NBA-së në Kampionatin botëror

Nju Jork, 7 korrik 2023 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin pjesë në Kampionatin e ardhshëm botëror pa superyjet e NBA-së e që u bë e qartë pasi trajneri i Golden Stejt, Stiv Ker sot e publikoi listën e 12 basketbollistëve.

Në përbërjen amerikane, megjithatë ende janë katër anëtarë të Oll Star dhe ata janë Tajres Halibarton (Indiana), Entoni Edvards (Minesota), Brendon Ingram (Nju Orleans) dhe Xheren Xhekson junior (Memfis).

Pjesë e përfaqësueses amerikane është edhe basketbollisti i krahut nga radhët e Orlandos, Paolo Bançero.

Emrat e tjerë në listën e Kerit janë edhe Xhalen Branson (Nju Jork), Ostin Rivs (LA Lejkers), Mikal Brixhs (Bruklin), Xhosh Hart (Nju Jork)  Kameron Xhonson (Bruklin), si dhe Voker Kesler (Juta) dhe Bobi Portis (Milvoki).

"Jam i bindur se ky grup lojtarësh do të përfaqësojë mirë vendin tonë, me punë, talent dhe përkushtim për fitore të përbashkët", tha Ker i cili shprehu besimin se kampioni i pesëfishtë i botës "do të luajë për medaljen e artë" në Botërorin e ardhshëm e cila nga data 25 gusht deri më 10 shtator do të organizohet nga Japonia, Filipinet dhe Indonezia.

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR