• e diel, 24 nëntor 2024

SHBA ndan 20 miliardë dollarë kredi për Ukrainën të siguruara nga rezervat e ngrira ruse

SHBA ndan 20 miliardë dollarë kredi për Ukrainën të siguruara nga rezervat e ngrira ruse

Uashington, 24 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se SHBA do të sigurojë për Kievin kredi në vlerë prej 20 miliardë dollarë nga interesi i marrë nga rezervat e ngrira ruse të Perëndimit për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.

Grupi i shtatë demokratëve më me ndikim (G-7) garanton se rezervat e huaja ruse në bankat perëndimore dhe institucionet financiare të cilat janë në vlerë prej rreth 300 miliardë dollarë, do të mbesin të ngrira derisa Rusia nuk e ndërpret agresionin e saj dhe nuk paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Ukraina duhet të fitojë gjithsej 50 miliardë dollarë kredi.

Njëzet miliardë dollarë është pjesa e SHBA-së. Uashingtoni planifikon deri në dhjetor ta transferojë gjithë shumën në një fond të besueshëm të Bankës Botërore e cila do t'i menaxhojë mjetet. 30 miliardë të tjera vijnë nga partnerët në G-7, duke e përfshirë BE-në, Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Kanadanë.

"Kjo është një situatë unike. Asnjëherë më parë koalicioni multilateral nuk ka ngrirë mjete të një vendi agresor dhe pastaj e ka shfrytëzuar vlerën e atyre mjeteve për ta financuar mbrojtjen e vendeve në fjalë, megjithatë duke e respektuar sundimin e të drejtës dhe duke mbajtur solidaritet", deklaroi mbrëmë Xhon Kirbi, koordinator për komunikime strategjike të Këshillit për Siguri në Shtëpinë e Bardhë.

"Rusia nuk do të fitojë në këtë konflikt. Do të fitojë populli i Ukrainës", deklaroi presidenti Xho Bajden.

Ai shtoi se me këtë "Vladimir Putin edhe njëherë është përkujtuar se bota bashkohet rreth Ukrainës dhe se SHBA dhe partnerët tanë nga G-7 do të vazhdojnë ta mbështesin në çdo hap".

Nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se këto kredi do ta mbështesin popullin e Ukrainës derisa e mbron dhe rindërton vendin e saj, "dhe kjo është edhe një shembull se si lufta e agresionit të Putinit vetëm e bashkon dhe përforcon vendosmërinë e vendeve të G-7 dhe partnerëve tanë t'i mbrojnë vlerat e përbashkëta.

Ministrja e Financave Xhenet Jelen, paraprakisht deklaroi se aleatët e G-7 dhe BE-së janë "shumë afër" përfundimit të aktiviteteve rreth kredive për Ukrainën në vlerë të përgjithshme prej 50 miliardë dollarë të siguruara me mjete të ngrira ruse.

Të martën, ligjvënësit e G-7 dhe BE-së miratuan përdorimin e mjeteve të ngrira ruse për sigurimin e kredisë.

Duke folur në fillim të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Jelen deklaroi se është i bindur që mjetet sovrane ruse do të mbesin të ngrira, edhe krahas nevojës që kjo masë të vazhdohet në çdo gjashtë muaj. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR