• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA frikësohet nga pushtimi i Izraelit në Liban

SHBA frikësohet nga pushtimi i Izraelit në Liban

Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Administrata e presidentit  amerikan Xho Bajden dhe përfaqësuesit e shërbimeve të inteligjencës amerikane janë të brengosur se Izraeli planifikon pushtim tokësor në Liban i cili mund të fillojë kah fundi i pranverës ose në fillim të verës, nëse grupi militant libanez Hezbollah  nuk detyrohet të tërhiqet nga kufiri me Izraelin përmes kanaleve diplomatike.

Duke cituar zyrtarë anonimë të administratës dhe burime të inteligjencës, Si-En-En raportoi se bisedat për një pushtim të mundshëm tokësor nga ushtria izraelite në Liban janë aq të shpeshta saqë përmenden në brifingjet zyrtare të stafit të administratës.

"Ne po punojmë nën supozimin se në muajt në vijim do të ndodh operacioni ushtarak izraelit. Jo në javët në vijim, por më vonë këtë pranverë", tha një përfaqësues i administratës së Bajdenit.

Derisa SHBA është ndërmjetësues i rëndësishëm në bisedat rrjedhëse për armëpushim në Rripi e Gazës, administrata e Bajdenit, gjtihashtu, mbajti biseda paralele me përfaqësuesit izraelit dhe libanez për krijimin e zonës tampon në pjesën jugore të Libanit, që do të dështojë në rast të një sulmi izraelit ndaj Libanit.

"Unë mendoj se ajo që Izraeli po bën është se ata po e bëjnë këtë kërcënim me shpresën se do të ketë një marrëveshje. Disa zyrtarë izraelitë sugjerojnë se është më shumë një kërcënim në tentativë që ata mund ta shfrytëzojnë. "Të tjerët flasin më shumë për këtë si një domosdoshmëri ushtarake që do të ndodhë," tha zyrtari.

Një zyrtar tjetër i lartë i administratës së Bajdenit tha se ka elemente në qeverinë dhe ushtrinë izraelite të cilët e kanë mbështetur sulmin.

"Ka një grup në rritje që thotë – le ta provojmë. Çdo ndërhyrje mund të çojë në një përshkallëzim të madh, përmasat e të cilit ne nuk mund t'i imagjinojmë," tha ai. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR