• e diel, 22 dhjetor 2024

Shaqiri: Realizohen projekte për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore në Dibër

Shaqiri: Realizohen projekte për përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore në Dibër

Dibër, 14 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) po realizon dhe në vijim ka projekte të drejtuara në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore në komunën Dibër, njoftoi në Fejsbuk ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Siç informoi ministri, në Dibër përfunduan punët në  SHFK "Penestia", është bërë fasada dhe janë ndërtuar nyjet sanitare për nxënësit me nevoja të veçanta. Në të njëjtën shkollë po fillon edhe rikonstruimi i sallës sportive.
 

Ai shtoi se po vijojnë punimet SHFK "Riste Risteski" në f. Mogorç.

"Po vijon rikonstruim i fasadës, nyjeve sanitare dhe rampës për qasje të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ministria e arsimit dhe shkencës siguroi 44.000.000 denarë për këto aktivitete. Po bëhen plane për punë edhe në  SHFK 'Said Najdeni', në qytet", njoftoi Shaqiri.

Në SHFK "Penestia", shkollën më të madhe në rajonin e Dibrës, mësimin në gjuhën maqedonase dhe shqipe e ndjekin 970 nxënës, përderisa në shkollën rajonale në Mogorçë, mësimin në gjuhën maqedonase e ndjekin 220 filloristë. 

Në SHFK "Sait Najdeni" mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe dhe të njëjtin e ndjekin rreth 500 nxënës. fc/

Fotografia: Faqja në Fejsbuk e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. 

QËNDRONI TË LIDHUR