• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA)- Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri konsideron se nuk mund të flitet për integrim ndëretnik në procesin arsimor derisa ka raste me të cilat nuk u lejohet nxënësve të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Duke komentuar rastet e fundit në lagjen Çashkë ku prindërit reaguan ndaj vendimit që të hapet paralele në gjuhën shqipe në shkollën fillore "Todor Janev", Shaqiri theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e prekura.

"Në këtë moment do doja të dërgoj një porosi, ajo është se nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsimin fillorë dhe të mesëm, sepse akoma kemi raste të caktuara si në Çashkë dhe Gazi Babë ku palë e caktuar nuk u lejon nxënësve të mësojnë në gjuhën e tyre amtare", tha Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të pajisjes së re për gjenetikë në ASHAM.

I pyetur nëse në periudhën parazgjedhore do të merren kompetencat e shkollave në komuna të cilat nuk janë nën pushtetin qendror, Shaqiri tha që politika të jetë sa më larg sistemit arsimor. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR