• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve

Shaqiri: Pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Besoj se përmes angazhimit profesional të të gjithë bashkëpunëtorëve profesional do të sigurojmë klimë të sigurt pune në shkolla. Mbështetja në këto situata është e rëndësishme si për nxënësit ashtu edhe për kuadrin e shkollës. Prandaj kjo është arsyeja pse është e rëndësishme se puna juaj është në përputhje me profesionin dhe tʻju mundësohet të punoni pa ndërprerë çdo ditë për të krijuar një klimë për përparim në shkolla. Në këto kushte u bë e dukshme se duhet të arrijë deri te një strukturë e re e punës suaj dhe çlirim nga detyrat administrative në shkollë.

Trajnimin e organizuan bashkëpunëtorë profesional të Qytetit të Shkupit për mësimdhënësit dhe psikologët në hapsirat e SHMQSH "Zef Lush Marku" në Shkup, me mbështetjen e UNICEF-it.

Фото/ Министерство за образование и наука

“E përshëndes punën dhe profesionalizmin e kuadrit të bashhkëpunëtorëve profesional në nivel të Qytetit të Shkupit, sepse me orientimin e tyre për kolegët e tyre në shkolla, ata ndikojnë në ndërtimin e një marrëdhënieje stabile në këto situata shqetësuese. Bashkëpunëtorët profesional duhet të jenë aktive në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me arsimin dhe mirëqenien e nxënësve, ata janë urë lidhëse edhe për mësimdhënësit edhe për prindërit”, thеksoi Shaqiri.

Ai theksoi se beson në profesionalizmin e shërbimeve profesionale në shkolla dhe se mbështet përpjekjet për avancim të vazhdueshëm profesional.

"Ndaj Jush është dhe barrë shtesë për të ofruar mbështetje për nxënësit dhe punonjësit për tejkalimin e pasojave të pandemisë së virusit Corona kur shumë gjëra u ndryshuan edhe atë në mënyrën e komunikimit, në mënyrën e tejkalimit të sfidave arsimore dhe në mënyrën e kujdesit për veten dhe të tjerët. Prandaj është e rëndësishme që në shkolla të ketë hapsirë, ku do të jetë e mundur të bisedohet në mënyrë të besueshme me psikologun e shkollës ”, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Фото/ Министерство за образование и наука

Shaqiri në fjalën e tij Ju bëri thirrje drejtuesve të shkollave në kuadër të Programit vjetor të punës të zhvillojë dhe përforcojnë në mënyrë shtesë programet parandaluese për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca, parandalimi i diskriminimit, bashkëpunimi me prindërit ose kujdestarët. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR