• e diel, 22 dhjetor 2024

Shaqiri: Për hapësirë për FSHIIK-un kërkohet zgjidhje, ndihma për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të paguhet deri të premten

Shaqiri: Për hapësirë për FSHIIK-un kërkohet zgjidhje, ndihma për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të paguhet deri të premten

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shekncës, Jeton Shaqiri sot deklaroi se ka marrë mendim negativ që barakat në të cilat janë vendosur të punësuarit e Byrosë për zhvillim të arsimit t'u lihen Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), kryesia dhe studentët e të cilit kërkojnë hapësirë adekuate për punë.

Theksoi edhe se ka kërkuar që mjetet për ndërtim të përfunduar të objekteve të filluara për FSHIIK dhe për Fakultetin për kulturë fizike në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Shkupit.

Ai premtoi zgjidhje, duke cekur se ka kërkuar ndihmë nga USHCM për ta analizuar numrin e studentëve në fakultete të caktuara.

Lidhur me ndihmën financiatre për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, Shaqiri shfaqi bindje se do të paguhet për të gjitha muajt, mjetet buxhetore janë në Ministrinë e Arsimit dhe SHkencës, dhe deri të premten, tha ai, do të realizohet pagesa për dhjetor dhe janar. Theksoi se mjetet financiare paguhen për shkollat me të dhëna të përpunuara saktë.

Në vërejtjen se nuk ka lista për atë se cilët nxënës do të marrin ndihmë financiare, ai nënvizoi se shkollat e dinë, sepse ato i kanë dorëzuar në MASH listat me numrat amë dhe llogaritë e transaksionit. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR