Shaqiri në takim me mësimdhënësit-mentorë dhe asistentët arsimorë
- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati takime të ndara pune me disa nga mësimdhënësit-mentorët të shkollave fillore në vend, si dhe me asistentët arsimor të angazhuar në Qendrat Burimore, me të cilët u diskutua për procesin edukativo-arsimor në vend, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen gjatë periudhës së vitit shkollor.
- Post By Besnik Shuki
- 15:01, 21 qershor, 2023
Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot pati takime të ndara pune me disa nga mësimdhënësit-mentorët të shkollave fillore në vend, si dhe me asistentët arsimor të angazhuar në Qendrat Burimore, me të cilët u diskutua për procesin edukativo-arsimor në vend, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen gjatë periudhës së vitit shkollor.
Ministri, siç kumtoi MASH, e theksoi rëndësinë e mësimdhënëve-mentorëve dhe i falënderoj për përkushtimin dhe angazhimin maksimal në shkollat fillore.
"Mësimdhënësit-mentorë të pranishëm shprehën kënaqësinë e tyre nga takimi, duke theksuar se ministri Shaqiri është përfaqësuesi i parë i qeverisë që realizoi komunikim të drejtpërdrejtë me ta, me ç'rast dha propozim në shkollë me numër të madh të nxënësve dhe ku mësimdhënia zhvillohet në dy ose tre gjuhë, që të angazhohen mësimdhënës-mentorë shtesë për realizimin më efikas të detyrave të punës. Mentorët rekomanduan formimin edhe të trupit koordinues të përbërë nga mësimdhënësit e përzgjedhur për komunikim më efektiv dhe të drejtpërdrejt me MASH-in", thuhet në kumtesë.
Në takimin me asistentët arsimorë, ministri Shaqiri u njoh personalisht me përvojat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen të punësuarit e Qendrave Burimore gjatë punës me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Asistentët përcollën pikpamjet e tyre për mënyrën e punës me këtë kategori nxënësish, për çka u siguruan se MASH i merr të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e sistemit arsimor bashkëkohor për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për gjetjen e zgjidhjejes për statusin e asistentëve arsimor të angazhuar në Qendrat Burimore. bsh/
Foto: MASH