• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri me apel për të rinjtë të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale dhe t'i zgjedhin fakultetet teknike

Shaqiri me apel për të rinjtë të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale dhe t'i zgjedhin fakultetet teknike

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot pati takim me Oleg Stefanovski, gjysëmmaturant në shkollën fillore "Brakja Miladinovci" në Shkup, i cili të ardhmen e tij e sheh duke punuar në fushën e teknologjisë informative - komunikuese, si dizajner i lojërave 3D.

Arsimin e mesëm do ta vazhdojë në një shkollë të akredituar për punë sipas programit IB, ndërsa arsimin e lartë në ndonjë nga fakultetet që ofrojnë programe studimore nga fusha e informatikës-komunikimit.

Siç informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministri Shaqiri, në takim i dëshiroi suksese në realizimin e planeve dhe synimeve të tij personale dhe profesionale, duke potencuar se institucionet e sistemit angazhohen ta forcojnë mbështetjen për arsimin dhe punësimin e të rinjve.

"Oleg është nxënës i talentuar i cili e di se cila fushë e studimit dhe e punës mund t'i sigurojë një të ardhme të mirë. Ai dëshiron të jetë programues, përkatësisht ka zgjedh një nga profesionet më me prespektivë. Nënkuptohet përveç sektorit të IT-së, kuadri kualifikues mungon pothuajse në të gjitha profesionet e tjera dhe për këtë arsye, apeli im për të rinjtë është që gjatë zgjedhjes së arsimit,  pa dallim nëse është i mesëm apo akademik, të udhëhiqen nga të dhënat se çfarë nevojitet në tregun e punës. Ky është parakusht themelor për sukses të mëtejshëm", u shpreh Shaqiri pas takimit.

Ministri informoi se në konkursin për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin akademik 2023/2024 janë paraparë 259 paralele duale me gjithsej 6.475 vende, ndërsa mësimi do të realizohet në bashkëpunim me mbi 500 kompani, ndërsa konsultimet për konkursin për regjistrim në arsimin e lartë janë në rrjedhë dhe aty, gjithashtu përparësi për më shumë vende të lira do të kenë fakultetet teknike.

 

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR