• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHA EMV bleu pajisje për optimizimin e prodhimit në TEC Manastir

SHA EMV bleu pajisje për optimizimin e prodhimit në TEC Manastir

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kresnik Bekteshi sot së bashku me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Jozef Sikela dhe menaxhmentin e TEC Manastir  kryen pranim-dorëzimin zyrtar të pajisjeve për homogjenizimin e thëngjillit në termocentralin TEC Manastir, kumtuan nga Ministria e Ekonomisë.

Pajisja është blerë nga prodhuesi çek Eneleks, ndërsa me këtë pajisje do të optimizohet funksionimi i TEC Manastir si në fushën e nxjerrjes së qymyrit ashtu edhe në atë të prodhimit të energjisë elektrike.

Ministri Bekteshi theksoi se ky është një investim i rëndësishëm në TEC Manastir.

"Ky sistem i ri do të kontribuojë në shfrytëzimin maksimal të resurseve që i kemi në dispozicion në procesin e prodhimit të energjisë elektrike, ka theksuar Bekteshi në pranim-dorëzimin e pajisjeve në qarkun e TEC Manastir.

Drejtori i TEC Manastir, Pece Matevski, sqaroi se sistemi i ri përbëhet nga 14 njësi automatike të vendosura si në ekskavatorë për gërmim ashtu edhe në shirita transportuese për transport.

Nga SHA EMV kumtuan se janë blerë pajisje të reja për optimizimin e procesit të prodhimit në TEC Manastir. Sistemi i homogjenizimit të qymyrit është produkt i kompanisë çeke Eneleks, një kompani e njohur që është e pranishme me instalime të tilla dhe të ngjashme në shumë miniera në mbarë botën. Blerja e pajisjeve, nënvizohet në kumtesën, ka filluar në vitin 2023 dhe ka disa muaj që përdoret në TEC Manastir.

Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Stefanov, theksoi se ky është një investim i rëndësishëm i kompanisë, në drejtim të shfrytëzimit maksimal të resurseve.

Siç qëndron në kumtesë, kontrollë në punën e sistemit sot ky kryer ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Çekisë, Jozef Sikela.

"Jam i lumtur që jam sot këtu, në TEC Manastir, për të kontrolluar pajisjet e blera nga kompania jonë çeke Eneleks. Më duhet të nënvizoj se dy vendet tona kanë pasur marrëdhënie të mira jo vetëm në tregti dhe ekonomi, por edhe në çështjet e sigurisë dhe gjeopolitike. Këtë e vërtetojnë edhe vizitat e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror në Shkup dhe Pragë në periudhën e kaluar. Shpresoj se do të intensifikojmë bashkëpunimin dhe do të hapim një kapitull të ri edhe më dinamik në marrëdhëniet mes dy vendeve, tha ministri çek, Sikela.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se takimet e punës së kolegut çek kanë për qëllim rritjen e dinamikës së shkëmbimit tregtar mes vendit tonë dhe Republikës Çeke.

"Është kënaqësi e madhe që sot në TEC Manastir të kemi kolegun çek të ftuar dhe të dëshmojmë së bashku përfundimin e një investimi të madh çek në vend, i cili duhet të rrisë cilësinë e funksionimit të kombinatit. Njëkohësisht kjo do të jetë në interes të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë", tha ministri Bekteshi. ls/

Foto: Ministria e Ekonomisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR