• e hënë, 08 korrik 2024

Shëtitje falas në Shkup me rastin e Ditës Botërore të Cicëronëve Turistikë

Shëtitje falas në Shkup me rastin e Ditës Botërore të Cicëronëve Turistikë

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës Botërore të Cicëronëve Turistikë, Asociacioni i Cicëronëve dhe Shoqëruesve Turistikë të Maqedonisë të shtunën organizon shëtitje falas në qytetin e Shkupit. 

Nga Asociacioni informojnë se shëtitja do të mbahet në dy termine me fillim në orën 12 dhe në orën 13 me pikë të nisjes para shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë. 

"Të gjithë që janë të interesuar dhe duan të dinë për monumentet kulturore dhe historike në qytetin e Shkupit mund të marrin pjesë. Të shtunën Ju ftojmë në shoqërim të bukur me çka do ta shënojmë ditën e cicëronëve turistikë", thonë nga Asociacioni. 

Asociacioni i Cicëronëve Turistikë do të organizojë shëtitje falas edhe në Ohër dhe Manastir. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR