Shërbimi i sigurisë: Një grup komplotistësh po planifikon ndërrimin e dhunshëm të pushtetit në Gjeorgji
- Një grup komplotistësh po planifikojnë të organizojnë trazira të dhunshme për ndryshim të pushtetit në Gjeorgji, njofton Shërbimi shtetëror i sigurisë së këtij vendi.
- Post By Fami Bajrami
- 17:01, 18 shtator, 2023
Tbilisi, 18 shtator 2023 (MIA) - Një grup komplotistësh po planifikojnë të organizojnë trazira të dhunshme për ndryshim të pushtetit në Gjeorgji, njofton Shërbimi shtetëror i sigurisë së këtij vendi.
Shërbimi thekson se një grup njerëzish që veprojnë në territorin e Gjeorgjisë dhe jashtë kufijve të saj po planifikojnë të organizojnë trazira civile, qëllimi përfundimtar i të cilave siç u tha, është ndryshimi i dhunshëm i pushtetit, ndërsa theksohet se fillimi i trazirave është planifikuar për periudhën tetor - dhjetor.
Në komunikatë theksohet se organizatorë të planit për një pushtim të dhunshëm janë ish zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë presidencës së Mihail Sakashvilit, Georgij Lortkipanidze, ish truproja e Sakashvilit, Mihail Baturin dhe komandanti i legjionit gjeorgjian në Ukrainë, Mamuka Mamulashvili, transmetojnë mediat ruse.
Theksohet se fillimi i trazirave është parashikuar për periudhën tetor - dhjetor, sepse atëherë raporti i përkohshëm i Komisionit Evropian dhe raporti përfundimtar i BE-së nëse Gjeorgjia do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Union do të publikohet.
Në deklaratë theksohet pjesëmarrësit e grupit kanë përgatitur disa skenarë dhe njëra prej tyre parashikon vendosjen e tendave në rrugët kryesore dhe vendosjen e barrikadave para ndërtesave qeveritare. Shërbimi shtetëror i sigurisë së Gjeorgjisë pretendon se grupi po shqyrton gjithashtu një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në Majdan të Ukrainës.
Foto: arkivi i MIA-s