Shënohet Dita e Komandës për trajnime dhe doktrina
- Komanda për trajnime dhe dokrtina (KTD) sot në kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles, do të shënojë ditën e repartit me një ceremoni ushtarake. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavajanka Petrovska, kryetari i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, gjenerali i Armatës, sekretari i shtetit, Vladimir Ançev, përfaqësues nga Kabineti i presidentit, udhëheqës ushtarakë nga Shtatmadhoria dhe ministrisë së Ministria e Mbrojtjes dhe përfaqsues i vetëqeverisjes lokale dhe organizative me të cilat njësia bashkëpunon.
- Post By Fami Bajrami
- 10:18, 15 prill, 2024
Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Komanda për trajnime dhe dokrtina (KTD) sot në kazermën "Alekso Demnievski Bauman" në Veles, do të shënojë ditën e repartit me një ceremoni ushtarake. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavajanka Petrovska, kryetari i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, gjenerali i Armatës, sekretari i shtetit, Vladimir Ançev, përfaqësues nga Kabineti i presidentit, udhëheqës ushtarakë nga Shtatmadhoria dhe ministrisë së Ministria e Mbrojtjes dhe përfaqsues i vetëqeverisjes lokale dhe organizative me të cilat njësia bashkëpunon.
Para pjesëtarëve të Komandës do të drejtohen ministrja Petrovska dhe komandanti i KTD-së, nënkoloneli Vasko Kokolanski, pas së cilës pjesëtarët e KTD-së do të njoftohen rreth masave stimuluese për rezultatet e arritura në operacion.
Të pranishmit do të kenë mundësinë të ndjekin një ushtrim demonstrues me qen shërbimi, ndërsa do të ekspozohet një pjesë e armatimit dhe pajisjeve dhe përmbajtje të tjera programore.
Komanda e trajnimeve dhe doktrinës e shënon 15 prillin si datën kur në radhët e Armatës filluan të vinin rekrutët e parë pas së cilës filloi mbushja e njësive të Armatës dhe funksionimi i plotë i Armatës. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s