Shënohet Dita e Forcave ajrore VING
- Në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec sot do të shënohet Dita e aviacionit VING.
- Post By Fami Bajrami
- 08:07, 10 qershor, 2024

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec sot do të shënohet Dita e aviacionit VING.
Në ceremoni është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeshefit të Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelit Vasko Gjurçinovski, si dhe e përfaqësuesve nga Armata e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish komandantit të pjesëtarëve të VING.
Dita e njësisë do të shënohet me mbikalim të avionëve të cilët janë pjesë e njësisë, si dhe fjalime nga komandanti i vVING-ut, nënkolonel Igorço Stoimenovski dhe kryetarit të komandës për operacione, gjeneral brigade Mirçe Gjorgoski.
VING përkujton 10 qershorin si datën kur në vitin 1992 ndodhi fluturimi i parë nga një ekuipazh ushtarak i Forcave ajrore të sapoformuara vendase. rq/
Foto: arkivi i MIA-s