• e enjte, 04 dhjetor 2025

Shënohet Dita Botërore e Paralizës Cerebrale

Shënohet Dita Botërore e Paralizës Cerebrale

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Dita Botërore e Paralizës Cerebrale (PC) shënoeht çdo vit më 6 tetor, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për njerëzit me këtë çrregullim neurologjik, pranimin në shoqëri dhe theksimin e arritjeve dhe arritjeve të qytetarëve që jetojnë me këtë gjendje. Kjo lëvizje globale,  ku me aktivitete të veçant marrin pjesë të paktën 75 vende në botë, tërheq vëmendjen ndaj sfidave në jetën e njerëzve me PC dhe zotohet për të drejtat e tyre dhe rritjen e përfshirjes në shoqëri.

 Paraliza cerebrale është një nga shkaqet më të zakonshme të aftësisë së kufizuar motorike tek fëmijët dhe të rriturit. Definicioni shkencor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë - OBSH, thotë se paraliza cerebrale paraqet një grup çrregullimesh afatgjata dhe jo-progresive që ndodhin në trurin në zhvillim të fetusit ose foshnjës, të cilat më vonë në jetë ndikojnë në lëvizjet dhe qëndrimin, që kufizon aktivitetet e përditshme. Çrregullimet motorike tek njerëzit me paralizë cerebrale shpesh shoqërohen me çrregullime të shqisave, funksioneve njohëse, komunikimit, perceptimit dhe/ose sjelljes, dhe/ose kriza epileptike.

 

Ndër personalitetet më të famshëm me paralizë cerebrale gjatë historisë është Kristi Brun (1932 - 1981) - shkrimtar dhe artist irlandez, i cili e ka shkruar autobiografinë "Shputa ime e majtë" (My Left Foot). Libri u bë më vonë film me të njëjtin titull, për të cilin Daniel Dej Luis fitoi "Oskar"-in për rolin kryesor në vitin 1990.

"Kurrë nuk e kam lejuar që trupi im të më diktojë jetën. Shputa ime e majtë u bë zëri im, shkrimi im dhe lidhja ime me botën". Ky citat tregon këmbënguljen e Braunit përballë të gjitha pengesave dhe aftësinë e tij për t'u përballur me PV përmes pikturës dhe shkrimit me "anën e tij më të fortë" - shputën e majtë. 

 

Personalitet të tjerë të famshëm me paralizë cerebrale janë Zara Filips - një atlete britanike, Daniel Uiner - aktor dhe aktivist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Xhezika Kobern - aktiviste dhe motivuese amerikane, Eshli Beri - modele, Toni Snou - këngëtar dhe kompozitor britanik, etj.

Ka edhe një numër komedianë stend-ap që jetojnë me paralizë cerebrale dhe përdorin humorin dhe shakatë në kurriz të tyre për të sfiduar stereotipet në shoqëri dhe, në këtë mënyrë - për të shembur barrierat dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth aftësive të kufizuara në përgjithësi. Ja disa emra: Françeska Martinez, Rozi Xhons, Xhesper Odelberg, Tina Friml. 

 

Ndër personalitetet e njohur maqedonas me paralizë cerebrale janë shahisti dhe fituesi i shumë medaljeve Aleksandar Stojçeski, Marga Veleska (shkrimtare), Jovica Blazhevski (aktivist), Sllobodan Ivanov (gazetar, historian dhe politikolog) dhe të tjerë.

Dita Botërore e Paralizës Cerebrale - 6 tetori është vendosur në vitin 2012 nga Komuniteti Ndërkombëtar i Paralizës Cerebrale (ICPS). Sipas të dhënave të fundit, me paralizë cerebrale si një gjendje afatgjatë jetojnë rreth 18 milionë njerëz në mbarë botën. Në Evropë, vlerësohet se rreth 1.5 - 2 për 1.000 lindje të gjalla kanë paralizë cerebrale. Për Maqedoninë, nuk ka të dhëna të sakta dhe zyrtare. 

 Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR