• e diel, 22 dhjetor 2024

Shënohen 20-të vjet nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian

Shënohen 20-të vjet nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Ambasadat e Republikës Çeke, Hungarisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë në Shkup, sonte në "Jurop Haus" festuan dy dekada të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me moton "Të bashkuar në diversitet".

Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qiproja, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan Bashkimit Evropian më 5 maj të vitit 2004 dhe ky zgjerim i BE-së me dhjetë anëtarë të rinj ishte më i madhi për nga numri i vendeve dhe popullsisë. Shtatë nga vendet erdhën nga ish-Blloku Lindor, një vend nga ish Jugosllavia dhe dy vende ishullore të Mesdheut.

Në një ekspozitë të veçantë përmes paneleve, u prezantuan të dhënat për progresin dhe pjesëmarrjen e secilit vend në familjen e përbashkët evropiane në dy dekadat e fundit dhe ambasadorët e gjashtë vendeve që morën pjesë në aktivitet theksuan përfitimet e vlerave të përbashkëta evropiane dhe përfitimet për mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Ngjarjen e hapi shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir, i cili theksoi se ky "zgjerim big beng" ishte historik për Unionin dhe siç tha ai, ishte "një hap i caktuar përpara për të ndihmuar në kthimin e Evropës në një gjeografi politike më natyrale, ku jemi të bashkuar së bashku në Bashkimin Evropian".

Zgjerimi i radhës i Bashkimit Evropian ishte në vitin 2007 me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërsa gjashtë vjet më vonë Kroacia u bë anëtare e BE-së, që ishte edhe zgjerimi i fundit i Unionit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR