Shënimi i Ilindenit në Krushevë, Pelincë dhe Shkup
- - Me festë qendrore në "Meçkin Kamen" në Krushevë dhe me vendosjen e luleve në disa lokacione në të gjithë vendin, sot shënohen 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës, si dhe 81 vjet nga Mbledhja e Parë e KAÇKM-së - dy shtylla kryesore të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 10:30, 2 gusht, 2025
Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) - Me festë qendrore në "Meçkin Kamen" në Krushevë dhe me vendosjen e luleve në disa lokacione në të gjithë vendin, sot shënohen 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës, si dhe 81 vjet nga Mbledhja e Parë e KAÇKM-së - dy shtylla kryesore të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.
Festimi qendror do të mbahet në Krushevë, nën patronazhin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. Festimi do të fillojë me vendosjen e luleve te varri i Nikolla Karevit dhe te monumenti i heronjve të lokalitetit "Sliva", pas së cilës do të mbahet një shërbesë përkujtimore në kishën "Shën Nikolla".
Presidentja Siljanovska – Davkova do të vendosë lule edhe në “Meçkin Kamen”, ku edhe do të ketë deklaratë.

Nderime do të mbahen edhe në Shkup, ku kryeministri Hristijan Mickoski do të vendosë lule në monumentin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, para ndërtesës së Kuvendit, në monumentin e KAÇKM-së në parkun "Gruaja Luftëtare" dhe në monumentin e kryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov - Çento në sheshin "Maqedonia".
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do ta udhëheqë delegacionin e partisë në Morunishtë, ku do të vendosë lule, së bashku me kryetarin e KK të Strugës të VMRO-DPMNE-së dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Alen Dereban, dhe deputetin Jovan Jauleski.
Shëndmi i 81-vjetorit të Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së do të mbahet në Qendrën Përkujtimore në Pelincë në të cilën do të marrë pjesë nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska.

Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit Bendevska do ta shënojë 2 Gushtin - Ilindenin në manastirin "Prohor Pçinski", i cili ka rëndësi të veçantë në historinë e shtetit.
Lule para memorialëve në Krushevë, Pelincë dhe Shkup do të vendosin edhe delegacione të Kuvendit, si dhe delegacione të partive politike.

Këtë vit shënohen 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 81-vjetori i mbajtjes së Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së.
Fillimi i Kryengritjes së Ilindenit u njoftua nga kambanat në Krushevë në mesnatë në prag të Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës çliruan qytetin dhe dy ditë më vonë Nikolla Karevi shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë presidenti i saj... Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë. Nën komandën e Bahtijar Pashës, një ushtri osmane prej 18.000 trupash hyri në veprim për të rivendosur pushtetin në Krushevë. Të shtënat e fundit të Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit shënuan fundin e Republikës së Krushevës.
Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në manastirin e Shën Prohor Pçinjskit në Kumanovë, 115 delegatë mbajtën Mbledhjen e Parë të KAÇKM-së (Kuvendi Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë), në të cilin u konfirmua pozicioni socio-juridik i Maqedonisë si shtet i barabartë federal brenda Republikës Federale të Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitari i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, nën kryesinë e Metodija Andonov-Çentos.
Mbledhja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetndërtuese, përfshirë Vendimin për futjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonas dhe Deklaratën mbi të Drejtat Themelore të Njeriut dhe Qytetarit të Maqedonisë Demokratike. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s