Shënimi i Ditës Botërore të Turizmit
- Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë sot në Shkup do të shënohet Dita Botërore e Turizmit.

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë sot në Shkup do të shënohet Dita Botërore e Turizmit.
Në shënim fjalime do të mbajnë sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë Razmena Çekiç Duroviq dhe drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit Lupço Janevski.
Ministria e Ekonomisë, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, do të ndajë mirënjohje për pjesëmarrësit në procesin e turizmit dhe hotelierisë për vitin 2023.
Foto: Arkivi i MIA-s