Sesion përgatitës në Kuvend me eurodeputetët Shider, Valsman dhe Quçuk, për dialogun Zhan Mone
- Deputetët e Parlamentit Evropian në Andreas Shider, Marion Valsman dhe Ilha Quçuk ishin për vizitë në Kuvendin e Maqedobisë së Veriut, në kuadër të procesit të Dialogut Zhan Mone. Qëllimi i misionit ishte të vlerësohet progresi i procesit të ndryshimit të Rregullores për punë të Kuvendit dhe të bëhen përgatitje për rrethin e ardhshëm të Dialogut Zhan Mone në vjeshtë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:24, 21 qershor, 2023

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Deputetët e Parlamentit Evropian në Andreas Shider, Marion Valsman dhe Ilha Quçuk ishin për vizitë në Kuvendin e Maqedobisë së Veriut, në kuadër të procesit të Dialogut Zhan Mone. Qëllimi i misionit ishte të vlerësohet progresi i procesit të ndryshimit të Rregullores për punë të Kuvendit dhe të bëhen përgatitje për rrethin e ardhshëm të Dialogut Zhan Mone në vjeshtë.

Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, ko-lehtësuesit e procesit të Dialogut Zhan Mone nga Parlamenti Evropian, Shider, Valsman dhe Quçuk, më 20 dhe 21 qershor realizuan takime konstruktive me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me nënkryetarët Goran Misovski dhe Hysni Ismaili, si edhe me koordinatorët e Grupeve Parlamentare dhe anëtarëve tjerë të Grupit të Punës nga Kuvendi për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone. Takimet dyditore kaluan në atmosferë tejet pozitive.
Kryetari i Kuvendit, Xhaferi dhe eurodeputetët Shider, Valsman dhe Quçuk bashkë shprehën kënaqësi për përfundimin e shpejtë të procesit të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, falë përkushtimit të udhëheqjes së Kuvendit dhe anëtarëve të gjithë spektrit politik.

"Udhëheqësia e Kuvendit dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare u pajtuan se ndryshimet e Rregullores duhet të finalizohen dhe miratohen sa më shpejtë, që të mundet Kuvendi të bëhet më efikas, transparent dhe më efektiv, duke i përmbushur aspiratat e qytetarëve në drejtim të anëtarësimit në BE. Kryetari i Kuvendit dhe eurodeputetët, po ashtu u pajtuan se rrethi i ardhshëm i Dialogut Zhan Mone mund të realizohet në vjeshtë, në shtëpinë e Zhan Monesë, në Bazosh, Francë", kumtuan nga Kuvendi. bsh/
Foto: Kuvend