Seria A: Piza gëzon fitoren
- Lojtarët e Pizës më në fund festuan një triumf në sezonin e ri të Serie A. Atyre iu desh të luanin 11 ndeshje për të marrë fitoren e tyre të parë. Mbrëmë, ata mposhtën Kremoneze-n 1:0 në terrenin vendor me golin e Idrisa Ture në minutën e 75-të.
- Post By Sara Ademi
- 15:30, 8 nëntor, 2025
Pisa, 8 nëntor 2025 (MIA) - Lojtarët e Pizës më në fund festuan një triumf në sezonin e ri të Serie A. Atyre iu desh të luanin 11 ndeshje për të marrë fitoren e tyre të parë. Mbrëmë, ata mposhtën Kremoneze-n 1:0 në terrenin vendor me golin e Idrisa Ture në minutën e 75-të.
Përveç arritjes së fitores së parë të sezonit, ky ishte edhe goli i tyre i parë në terrenin e vendit. Me tre pikët e para, Piza, e cila ka gjashtë barazime dhe me 9 pikë, është në vendin e 15-të në tabelë.
Pa fitore në kampionatin e Italisë janë ekipet e Veronës dhe Fiorentinës, të cilat ndodhen në dy vendet e fundit në tabelë. sa/
Foto: EPA