• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seri incidentesh në protestat e bujqve në Bruksel

Seri incidentesh në protestat e bujqve në Bruksel

Bruksel, 26 shkurt 2024 (MIA) - Një grup fermerësh pjesëmarrës në protestat e sotme në Bruksel të organizuar nga Federata e bashkuar belge e fermerëve dhe Grupit të fermerëve (FUGEA), kanë arritur të parakalojnë njërën prej bllokadave policore në qendër të qytetit dhe të drejtohen drejt sheshit Shuman ku ndodhen ndërtesat e Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së, bën të ditur agjencia belge e lajmeve Belga.

Sipas të dhënave të mediave, protestuesit hodhën vezë në godinën "Leks" afër sheshit Shuman ku ndodhet një pjesë e administratës së BE-së.

Në një lokacion tjetër, bujqit qëlluan pjesëtarët e policisë me gjësende si fishekzjarrë, portokaj dhe shishe ku policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Afër stacionit të metrosë Malbek në të ashtuquajturën “lagjen evropiane” në Bruksel një grup fermerësh vendosën madje goma traktori të cilat më pas iu vunë flakën, duke bërë që forcat policore të ndërhyjnë me topa uji për të shuar zjarrin.

Tani për tani nuk ka informacione për persona të lënduar në këto incidente.

Protesta mbahet në të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit ministror për bujqësinë dhe peshkim të BE-së ku temë boshte është “nevoja për një reagim urgjent dhe sistematik ndaj situatës aktuale në sektorin e bujqësisë”.

Qëllimi i tubimit të sotëm, siç paralajmëruan organizatorët është të shprehet pakënaqësi për "rregullat shumë strikte evropiane për mjedisin jetësor, rënien e të ardhurave dhe vendimet e fundit të Komisionit Evropian" të cilat u morën si përgjigje e protestave bujqësore në Bruksel mbajtur më 1 shkurt.

Por fermerët kërkojnë edhe ngrirjen e dispozitave të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të BE-së me vendet e treta në fushën e importit të produkteve bujqësore, ndalimin e negociatave për lidhjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Unionit dhe vendeve të Tregut të përbashkët të Amerikës së Jugut (Merkosur) - Argjentinë, Brazil, Paraguaj dhe Uruguai, si dhe vendosjen e një "politike të fuqishme të përbashkët bujqësore të bllokut që synon mbështetjen e bujqësisë".

Kryetari i FUGEA-s, Timoti Petel deklaroi se kërkesa e tyre kryesore janë të ardhurat dinjitoze për prodhuesit bujqësorë.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të braktisim politikat e tregtisë së lirë dhe shmangin e masave kufizuese të tregut”, tha Petel për gazetën e Brukselit “Soar”.

Foto: ENR-Belga, arkivi i MIA-s

  

QËNDRONI TË LIDHUR