Seri e tërmeteve në Malin Athos - më i fuqishmi 4,6 ballë
- – Seri e tërmeteve prej 1,8 deri 4,6 ballë ishin regjistruar mëngjesin e sotëm në Malin Athos në krahun e tretë të Halkidikit në periudhë prej rreth 40 minutave, sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar, informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 10:20, 13 dhjetor, 2024

Athinë, 13 dhjetor 2024 (MIA) – Seri e tërmeteve prej 1,8 deri 4,6 ballë ishin regjistruar mëngjesin e sotëm në Malin Athos në krahun e tretë të Halkidikit në periudhë prej rreth 40 minutave, sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar, informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
I pari ishte me fuqi prej 3,1 ballë, pasoi i dyti prej 3,8 ballë, ndërsa diç më shumë se 20 minuta ishte regjistruar edhe një, më i fuqishëm prej 4,6 ballë sipas Rihterit.
Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar ose dëme të shkaktuara materiale. fc/