• e hënë, 23 dhjetor 2024

Serbia e mbyll përkohësisht Ambasadën e saj në Kiev, ndërsa Kina me thirrje drejtuar qytetarëve që të largohen nga Ukraina

Serbia e mbyll përkohësisht Ambasadën e saj në Kiev, ndërsa Kina me thirrje drejtuar qytetarëve që të largohen nga Ukraina
Beograd, 16 tetor 2022 (MIA) - Ambasada e Republikës së Serbisë në Ukrainë do të mbyllet përkohësisht për arsye sigurie, ndërsa stafi i asaj përfaqësie diplomatike-konsullore në Kiev do të vazhdojë të punojë nga Beogradi deri në plotësimin e kushteve për kthim, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Për të gjithë qytetarët e Serbisë që janë ende në Ukrainë, do të kenë ndihmë pa ndërprerje në periudhën e ardhshme dhe mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të treguar ose të shkruajnë në një adresë e-mail", thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë. Në të thuhet se Ambasadat e Serbisë në vendet kufizuese me Ukrainën janë në dispozicion të tyre për çdo lloj ndihme dhe bashkëpunimi. Poashut, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës u bëri thirrje qytetarëve të vet që të largohen nga territori i Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore kineze "Global Tajms" në Tuiter. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR