• e enjte, 19 dhjetor 2024

Sendersi: Nuk është antisemite të thuhet se qeveria e Netanjahut ka vrarë 34.000 palestinezë

Sendersi: Nuk është antisemite të thuhet se qeveria e Netanjahut ka vrarë 34.000 palestinezë

 Uashington, 26 prill 2024 (MIA) - Senatori amerikan Berni Sandersi sot e ka porositur kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun se "nuk është antisemite që të thuhet se qeveria esktremiste" e Netanjahut ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë dhe ka lënduar më shumë se 77.000 për pak më shumë se gjashtë muaj.

"Z. Netanjahu, antisemitizmi është një formë e ndyrë dhe e neveritshme fanatizmi që miliona njerëzve u ka shkaktuar dëme të papara. Por, ju lutemi mos e fyeni inteligjencën e popullit amerikan duke u përpjekur të na shpërqendroni nga politikat imorale dhe të paligjshme të qeverisë suaj ekstremiste dhe raciste", ka shkruar Sandersi në profilin e tij në rrjetin social X.

Sandersi shtoi se deklaratat e tij ishin një përgjigje ndaj deklaratave të djeshme të Netanjahut se kritikat ndaj politikës së qeverisë izraelite janë antisemite. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR