Sekuestrohen pesë kilogram stoli argjendi dhe bizhuteri në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit
- Rreth pesë kilogram stoli argjendi dhe bizhuteri janë sekuestruar nga ana e doganierëve në Aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit pasi shtetas të huaj, një britanik dhe një turk, nuk e kanë deklaruar stolinë me çka kanë bërë shkelje të rregullave doganore, informojnë nga Drejtoria doganore.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:06, 10 tetor, 2023
Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Rreth pesë kilogram stoli argjendi dhe bizhuteri janë sekuestruar nga ana e doganierëve në Aeroportin ndërkombëtarë të Shkupit pasi shtetas të huaj, një britanik dhe një turk, nuk e kanë deklaruar stolinë me çka kanë bërë shkelje të rregullave doganore, informojnë nga Drejtoria doganore.
Në njërin rast bëhet fjalë për rreth katër kilogram stoli argjendi dhe bizhuteri ku shtetasi britanik, pronar i një argjendarie ka tentuar ta nxjerrë jashtë vendit, pa e deklaruar mallin me karakter tregtar te nëpunësit doganor. Stolitë janë zbuluar gjatë kontrollit të bagazhit nga ana e doganierëve pas kontrollit ndaj pasagjerit, kumtojnë nga Drejtoria doganore.
Në rastin e dytë, gjatë hyrjes në vend janë sekuestruar 123 copë stoli argjendi të zbuluara gjatë kontrollit të një udhëtari, ndryshe shtetas turk i cili udhëtonte nga Stambolli. qa/
Foto: Drejtoria doganore