• e shtunë, 29 qershor 2024

Sekuestrohen 7000 pushkaliqe dhe fishekzjarre në Manastir

Sekuestrohen 7000 pushkaliqe dhe fishekzjarre në Manastir

Shkup, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot kanë privuar nga liria personin Z.T.(60) nga Manastiri, në shtëpinë dhe hapësirën ndihmëse të të cilit gjatë bastisjes në periudhën nga ora 00.20 deri 01:05 janë gjetur 4080 copë mjete të ndryshme piroteknike – fishekzjarrë dhe pushkaliqe.

Ministria e Punëve të brendshme kumtoi se mbrëmë në ora 20:30 në rrugën “Filip Vtori Makedonski” në Manastir, gjatë kontrollit të automjetit “Polo” me targa të Manastirit, në pronësi të Z.T. , u gjetën 2713 copë lëndë të ndryshme piroteknike.

"Pas dokumentimit të ngjarjes ndaj personit do të bëhet kallëzim penal", paralajmëroi MPB-ja. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR