• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sekuestrohen 22 orë në vlerë prej 272 mijë denarë

Sekuestrohen 22 orë në vlerë prej 272 mijë denarë

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Nëpunësit doganor në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të valixheve të një udhëtari nga Turqia zbuluan 22 orë të brendit "Nika" në vlerë të përgjithshme prej 272 mijë denarë të cilat ai nuk i ka raportuar gjatë hyrjes në shtet.

Nga Drejtoria Doganore sot informuan se pasagjeri i cili ka mbërritur me fluturim nga Stambolli, ndërsa ishte orëndreçës me profesion, në pyetjen e nëpunësve doganor nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë, pastaj është dërguar në kontroll me skenar.

Orët janë sekuestruar, ndërsa kundër pasagjerit do të ngritet procedurë kundërvajtëse. sa/

Foto: Drejtoria Doganore 

QËNDRONI TË LIDHUR