• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sejdini për MIA-n: Deri më tani nuk ka arritur asnjë ankesë pas vendimeve të KSHZ-së

Sejdini për MIA-n: Deri më tani nuk ka arritur asnjë ankesë pas vendimeve të KSHZ-së

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, për MIA-n informoi se deri më tani nuk ka arritur asnjë ankesë pas vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), lidhur me ankesat e paraqitura nga partitë politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Paraprakisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e 104-të i shqyrtoi ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë nga koalicioni “VLEN”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e Majta, janë pranuar shtatë edhe atë gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë.

Përndryshe nga Fronti Evropian paralajmërojnë se do t'i ankimojnë vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  (KSHZ) në Gjykatën Administrative dhe do të ngrenë padi kundër anëtarëve të KSHZ-së për shkelje të së drejtës së votuesve për të shprehur vullnetin e lirë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR