Seanca të tre komisioneve kuvendore
- Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të Komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve, për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim Hapësinor dhe për financim dhe buxhet.
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të Komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve, për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim Hapësinor dhe për financim dhe buxhet.
Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve duhet të debatojë për Raportin e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e masave të veçanta hetimore në vitin 2024, ndërsa para Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis dhe planifikim hapësinor Raportin për zbatimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2024.
Në Komisionin për financim dhe buxhet duhet të vazhdojë debati për ribalancin e Buxhetit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s