• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seanca të Komitetit ekzekutiv dhe qendror të VMRO-DPMNE-së, pritet që partia t'i komunikojë ministrat dhe zëvendësministrat plotësues në qeverinë teknike

Seanca të Komitetit ekzekutiv dhe qendror të VMRO-DPMNE-së, pritet që partia t'i komunikojë ministrat dhe zëvendësministrat plotësues në qeverinë teknike

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE do të mbajë sot seancë të Komitetit ekzekutiv dhe qendror. Tash për tash nuk ka paralajmërim zyrtar për atë nëse nga këto seance do të dalin konkluzione për atë se kush do të jenë ministrat dhe zëvendësministrat plotësues nga partia në qeverinë teknike, e cila duhet të formohet më së voni deri më 28 janar.

Lideri i partisë Hristian Mickoski pas liturgjisë së Krishtlindjeve, paralajmëroi se më 11 janar në seancën e këtyre dy organeve partiake do të bisedohet për emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra plotësues në qeverinë teknike, por nuk tha nëse ato sonte do të bëhen të ditura. Në një deklaratë të mëparshme, Mickoski tha se emrat e ministrave të VMRO-DPMNE-së do të komunikojë pas Ujit të bekuar.

Лидерот на ВМРО-ДПМНЕ, Христијан Мицкоски со дел од партиската пратеничка група попладнево во 15:30 часот ќе оди на средба кај претседателот на државата Стево Пендаровски во вила Водно и ќе б

Është e sigurt se VMRO-DPMNE do të jetë pjesë e Qeverisë teknike, por Mickoski do t'u propozojë bashkëpartiakëve që të marrin vendim në Kuvend që deputetët të përmbahen nga votimi për Talat Xhaferin për kryeministër të Qeverisë.

Takimi i paralajmëruar mes kryeministrit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Mickoski ende nuk është realizuar, të paktën për opinion, ndërsa informacionet e fundit ishin se partitë komunikojnë në nivel të nënkryetarëve.   

ППремиерот Димитар Ковачевски денеска изјави дека во Владата ќе има промена само на министерското место за локална самоуправа, но не и на челните места на други министерства.

Dje kryeministri Kovaçevski tha se do të ketë takim, por nuk e specifikoi se kur.

Edhe ai edhe Mickoski, sipas paralajmërimeve pritet që sot të kenë ngjarje publike, në të cilat pritet të komunikojnë nëse diçka ka ndryshuar në lidhje me qeverinë teknike.

LSDM-ja tashmë i ka bërë publike emrat e ministrave dhe zëvendësministrat plotësues në qeverinë teknike, dihet që kryeministër do të jetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe se në vendin e tij do të jetë Jovan Mitreski.

Procedura formale për përgatitjen dhe formimin e qeverisë teknike, sipas njoftimit nga takimi i fundit koordinues tek Xhaferi, është paralajmëruar për më 22 janar dhe duhet të përfundojë me zgjedhjen e qeverisë kalimtare më 28 janar. Sipas legjislacionit tonë, kjo Qeveri formohet njëqind ditë para zgjedhjeve dhe mandati i saj përfundon me formimin e Qeverisë së re, diku nga mesi i korrikut.

Собранискиот спикер Талат Џафери вечерва во „КликПлус“ на ТВ21 говореше за процедурата за одново свикување на Собранието, откако СДСМ поднесоа иницијатива за тоа, но според него нема можност

Zgjedhjet parlamentare do të caktohen më 8 maj, ndërsa dy javë më parë do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Partitë ende nuk i kanë komunikuar kandidatët presidencialë, duke theksuar se ende bëhen analiza dhe propozohen kandidatë nga baza. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR