Seanca të disa komisioneve kuvendore
- Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës.
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës.
Në rend dite të Komisionit për Çështje Ekonomike janë tre Propozim-ligje në lexim të dytë edhe atë ndryshimet e Ligjit për vullnetari, ndryshimet e Ligjit për shtesa rinore dhe Propozim ligji për vënie në përdorim të pajisjes teknike për transport.
Këto propozim zgjidhje ligjore janë në rend dite edhe në Komisionin Juridiko-Ligjdhënës.
Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të kenë takim me studentë nga Fakulteti për detektivë dhe siguri pranë Universitetit amerikan të Evropës FON - Shkup. mb/
Foto: MIA