• e diel, 22 dhjetor 2024

Seanca e parë plenare: ka përparim në barazinë gjinore, por ekzistojnë akoma shumë sfida me të cilat duhet të përballemi

Seanca e parë plenare: ka përparim në barazinë gjinore, por ekzistojnë akoma shumë sfida me të cilat duhet të përballemi

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Barazia gjinore nuk është vetëm imperativ moral, por edhe domosdoshmëri ekonomike dhe sociale. Ekziston përmirësim, por ende jemi larg nga realizimi i plotë i barazisë. Të drejtat e grave duhet të përfshihen në të gjitha krijimet e politikave, ndëesa vetëm me qasje gjithpërfshirëse mund të presim të bëhet ndonjë hap i konsiderueshëm në realizimin e vërtetë të barazisë gjinore.

Këti ishin disa nga porositë të cilat sot i përpuan deputetet në seancën e Kuvendit, kryesisht kushtuar avancimit të barazisë gjinore, kur njëkohësisht shënohet edhe 20-vjetori i formimit të Klubit të deputeteve.

Në rend dite ishte Informata për përparimin për çështjet gjinore në dy dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas deputetes së BDI-së, Rina Ajdari, jo vetëm sot, por çdo ditë duhet të jemi të bashkuar me të gjitha gratë në mënyrë që të luftojmë për të drejtat tona në tërë botën. Ajo thotë se kemi përparuar shumë në sferën e barazisë, posaçërisht, siç tha, kur shohim rritje të pjesëmarrjes së grave në politikë, në arsim dhe sfera të tjera, por jemi të vetëdijshme se ende ka pabarazi dhe të njejtën ne e ndjejmë në digjitalizim, informatikë dhe në shumë sfera të tjera shoqërore.

Ajdari potencoi se përfaqësimi i ulët i grave në të gjitha nivelet në instititucione është një deficit demokratik i cili e minon legjitimitetin e demokracisë bashkëkohore, sepse, siç tha, demokracia në kontekst të barazisë dhe promovimit të gruas në vende vendim-marrëse janë gjëra të rëndësishme në veprimin e një shteti dhe ideal i madh nacional. Sipas saj, barazi e plotë do të arrihet kur të gjithë së bashku do të jemi pjesë e promovimit dhe mbrojtjes pa kompromis sepse kjo nënkupton arritje të nivelit më të lartë të demokracisë.

Deputetja Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE në fjalimin e vet potencoi se të drejtat e grave janë e drejtë themelore e njeriut.

Sipas Llasovskës, duhet të punojmë në rritje të numrit të grave në pushtetin ekzekutiv dhe numrin e grave kryetare të komunave. Ajo potencoi se do të kërkojnë të sillen konkludime të caktuara, të colat do të kontribuojnë drejt realizimit të këtyre qëllimeve.

Llasovska përmendi se Klubi i deputeteve duhet të jetë më i zëshëm për përmirësim të kushtev të jetës së grave në mjediset rurale, sensibilizimin e institucioneve, trajtimin dhe të drejtat e prindërve të vetëm, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në rast të shtatzanisë dhe diskriminimit gjatë punësimit dhe shkeljes së të drejtave të tyre.

Deputetja Maja Moraçanin nga RDM konsideron se nëse vazhdohet në këtë mënyrë të avancohet barazia gjinore, botës do t'i duhen 286 vite për ta arritur qëllimin - barazinë gjinore.

Deputetja Monika Zajkova nga PLD nga foltorja e Kuvendit porositi se lufta kundër patriarkatit bashkëkohor ende nuk ka përfunduar.

Në fund të mbledhjes, propozim-konkludimet nga Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, u miratuan me 63 vota "për".

Me propozim të Klubit të deputeteve, Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave i propozoi Kuvendit të RMV-së t'i miratojë konkludimet - Ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjehdor në drejtim të arritjes së barazisë së plotë gjinore në listat për deputetë dhe këshilltarë; Ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Qeverinë përmes vendosjes së së paku 40 për qind nga gjinia më pak e përfaqësuar në pushtetin ekzekutiv; Ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjehdor dhe vendosje e kuotës prej 30 për qind më pka nga gjinia më pak e përfaqësuar për zgjehdje të kryetareve të komunave; Miratim të Ligjit për barazi gjinore dhe formim të Sekretariatit deri në fund të vitit 2023; Miratim i rregullores gjinore-senzitive për punë në Kuvend deri në fund të vitit 2023; Rregullim ligjor i hapësirës së internetit për parandalim të fjalorit urrejtës; Ndjekje të implementimit të vendimeve ligjore lidhur me çështjet gjinore në pajtim me Planin për rregullore gjinore-senzitive t[ Kuvendit 2022-2024. Këto konkludime do t'i parashtrohen Qeverisë. ab/

Foto: printskrin JuTjub

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR