• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seanca e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

Seanca e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

 Shkup, 17 janar 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajnë Komisioni për Financim dhe Buxhet.

 Në rend dite të seancës është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letrat me vlerë, me procedurë të shkurtuar.

 Siç qëndron në sqarimin e publikuar në faqen e Kuvendit, me tekstin e  propozuar të Propozim ligjit për ndryshimin e Ligjit për Letrat me Vlerë vazhdohet afati i kotacionit të detyrueshëm edhe për tre vite të tjera, gjegjësisht deri më 30 prill të vitit 2027.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR