Seancë e Komisionit Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve
- Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet ta mbajë seancën e 39-të.
- Post By Fami Bajrami
- 08:50, 21 dhjetor, 2023

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet ta mbajë seancën e 39-të.
Në rend të ditës janë përcaktimi i listës së propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, propozim-vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, propozim-vendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit për Agjencinë për Posta, si dhe propozim-vendimi për zgjedhjen e shoqatës në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtën e policisë dhe gjyqësorin për mekanizmin e kontrollit civil të Avokatit të Popullit. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s