• e premte, 22 nëntor 2024

Seanca e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në anëtarësim është caktuar për më 27 mars

Seanca e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në anëtarësim është caktuar për më 27 mars

Paris, 25 mars 2024 (MIA) - Seanca e Komisionit për çështje politike dhe demokraci e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të diskutohet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim të Kosovës, do të mbahet të mërkurën më 27 mars.

Deputetja greke dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Dora Bakojani para Komisionit për çështje politike dhe semokraci e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) do ta prezantojë raportin e saj për kërkesën e Kosovës për pranim në organizatën më të vjetër panevropiane, Këshilli i Evropës.

Shefja e delegacionit të përhershëm të parlamentit serb në APKE, Biljana Pantiq-Pilja, ka thënë në fund të javës së kaluar se raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakojani, ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e asaj organizate politike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR