Seanca e 51-të e Kuvendit vazhdon pas një ore pauzë
- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet seanca e 51-të në të cilën do të shqyrtohen disa pika nga të cilat edhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, si dhe propozim-ligji për shpalljen e hapësirës përreth Kuvendit si zonë të sigurt.
- Post By Sara Ademi
- 12:04, 3 qershor, 2025
Shkup, 3 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet seanca e 51-të në të cilën do të shqyrtohen disa pika nga të cilat edhe Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, si dhe propozim-ligji për shpalljen e hapësirës përreth Kuvendit si zonë të sigurt.
Menjëherë pas nisjes së seancës deputeti nga E Majta Borisllav Kërmov kërkoi një orë pauzë. Kërmov tha se arsyeja për këtë janë dy kërkesat e partisë për informata nga karakteri publik, për të cilat tha se kanë marrë përgjigje jo të plotë.
"Ne sot do të kërkojmë edhe një orë pushim për të korrigjuar padrejtësinë në Kuvend. Përkatësisht, ne kemi dy kërkesa për informim publik të parashtruara konkretisht nga deputetja jonë Mojsovska dhe ja Sekretari i Përgjithshëm, njërën kërkesë e ka injoruar plotësisht, ndërsa për tjetrën ka dhënë të dhëna jo të plota. Pra, me këtë pauzë që kërkojmë në parim çdo seancë, po mundohemi të ushtrojmë presion që më në fund të marrim atë që na takon si në mënyrë ligjore ashtu edhe procedurale.
Seanca vazhdon në orën 12:00. sa/
Foto: Printskrin