• e premte, 05 dhjetor 2025

Seancë e rregullt e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Seancë e rregullt e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Shkup, 10 shtator 2025 (MIA) - Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbajtën seancën e tyre të 134-të të rregullt, në të cilën morën disa vendime në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Anëtarë të KSHZ-së konfirmuan ndryshime në formularin, i njohur si Formulari numër 16, i cili thjeshtëson punën e Komisioneve Zgjedhore Komunale (KKZH) gjatë përmbledhjes së rezultateve në qendrat e votimit, ku plotësohen procesverbalet. Sipas anëtarëve të KSHZ-së, me Formularin 16-të mundësohet punë me efikase në Komisionet Zgjedhore Komunale.

Njëkohësisht përcaktuan dhe njëzëri votuan Udhëzim për përcaktimin e identitetit të votuesit, që, siç u tha, është përshtatur për zgjedhjet lokale, pranuan kërkesat e nëntë anëtarëve të KKZH-së për përjashtimin e tyre me shpjegim paraprak të kërkesave të paraqitura për përjashtim nga anëtarësimi në KZK dhe njëzëri mbi parimin e përzgjedhjes së rastësishme, zgjodhi nëntë anëtarë të rinj të komisioneve përkatëse zgjedhore. rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR