• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seancë e re e Këshillit ekonomiko-social

Seancë e re e Këshillit ekonomiko-social

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Këshilli ekonomiko-social do të mbajë seancë, në të cilën pritet të debatojë për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik dhe të fillojnë bisedat fillestare për Ligjin për paga në sektorin publik.

Sipas sindikatave, Projekt-ligji për sistem për paga nuk është zgjidhje sistematike dhe me të akoma më shumë do të komplikohet situata. Zgjidhja e këltillë ligjore, theksojnë sindikatat, është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse bëhet përpjekje që të rregullohet pagesa përmes rregulloreve, ndërsa soipas dispozitave ligjore, pagat jepen me ligj dhe me marrëveshje kolektive.

Vërejtje të zgjidhjeve lifgjore kanë edhe punëdhënësit. Kryetari i Asamblesë së Organizatës së punëdhënësve Angel Dimitrov në njëç deklaratë për MIA-n tha se e vlera e pagave në sektorin publik duhet të harmonizohet me rritjen e pagave në sektorin privat.

"Duhet të varen nga rritja e pagave në sektorin privat, sepse në sektorin privat po krijohej një vlerë e re e krijuar, nga e cila duhet të paguhen taksat dhe kontributet për punëtorët dhe të mbushet buxheti në mënyrë që pagat e sektorit publik më pas të mund të paguhen, andaj duhet t'i shohim bashkë këto dy komponente", tha Dimitrov. mb/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR